Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. shtator 2023. (Foto nga FB: Nevzad Lutfiu) – Ministrja e arsimit Sllavica Gjukiq Dejanoviq dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu janë pajtuar në një takim të premten e kaluar në Bujanoc që dy shqiptarë të punësohen në pozitat e inspektorit republikan të arsimit dhe këshilltarit arsimor, thotë Lutfiu.
-Shqiptarët do të kenë dy funksione të rëndësishme në arsim. Gjatë takimit me ministren e arsimit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, u pajtuam që KKSH të përpilojë listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për inspektor republikan dhe këshilltar arsimor – tha kryetari i KKSH-së.
Sipas tij, listën do ta dërgojë direkt në Ministrinë e Arsimit.
– Ministrja Gjukiq Dejanoviq premtoi se këto vende do t’u jepen shqiptarëve – thotë Lutfiu.
Ai ftoi të interesuarit për këto vende pune që të dorëzojnë CV-në e tyre në Këshillin e Shqiptarëve.
Në takim ka kërkuar nga ministrja që përfundimisht të zgjidhet çështja e teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave të mesme, licencat për mësimdhënësit shqiptarë, njohja e diplomave të Kosovës, por edhe renovimi i shkollave ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
SHQIPTARËT DO TË FITOJNË POZITA TË ISNPEKSTORIT DHE KËSHILLTARIT ARSIMOR
Bujanovačke20. Sep 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostKOMUNA NË PRITJE NGA SHTETI TË 31 MILIONË DINARËVE PËR PASTRIMIN E UJËRAVE TË ZEZA
Next PostTË MËRKURËN SKADON AFATI I APLIKIMIT PËR 10.000 DINARË – NDIHMA PËR FËMIJË