TË MËRKURËN SKADON AFATI I APLIKIMIT PËR 10.000 DINARË – NDIHMA PËR FËMIJË

Bujanoc, 19. shtator 2023. (Foto ilustrim)- Të mërkurën (20 shtator) skadon afati për aplikim për ndihmë prej 10 mijë dinarësh për fëmijët deri në 16 vjeç. Pagesa fillon më 25 shtator.
Nënat dhe etërit beqarë mund të aplikojnë në faqen e internetit Drejtoratit të Thesarit deri në fund të ditës. Çdo fëmijë i cili është shtetas i Republikës së Serbisë, i cili ka lindur më 21 nëntor 2006 ose pas tij, ka të drejtë në 10.000 dinarë.
Pagesa fillon më 25 shtator.
Nga fillimi i aplikimit janë regjistruar 1.026.901 fëmijë, njoftoi sot Ministria e Financave.
Gjithashtu, automatikisht janë regjistruar 67.162 fëmijë nga familjet kujdestare dhe të me kushte të rënduara sociale, që do të thotë se deri më tani janë regjistruar gjithsej 1.094.063 fëmijë. Gjithsej 1,190,000 fëmijë në Serbi kanë të drejtë për ndihmë.
“Me rishikimin e buxhetit kemi ndarë 11.9 miliardë dinarë ose rreth 100 milionë euro për këtë qëllim dhe menjëherë pas përfundimit të aplikimit, tashmë më 25 shtator do të fillojmë pagesën. Në çdo krizë, roli i shtetit është të tregojë forcë dhe të mbështesë qytetarët e tij, veçanërisht kategoritë e tij më të ndjeshme siç janë fëmijët”, tha zëvendëskryeministri Sinisha Mali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *