PËR GRATË NË USHTRI  OFROHEN MBATHJE TË VEÇANTA

.
Bujanoc, Beograd, 20. shtator 2023. (Foto MB) – Gratë, në numrë gjithnjë e në rritje, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë morën zyrtarisht një veshje të re – pantallona të shkurtra me emrin zyrtar “Shorts Femrash M-21”. Ky informacion është publikuar në Gazetën Zyrtare Ushtarake nr.33, datë 17.08.2023, me përshkrimin zyrtar SORS (Standardi i Mbrojtjes i Republikës së Serbisë) 9523/23: PANTOLLONA TË SHKRUTËRA PËR GRA M-21, transmeton portali Rrjeti Ballkanik i Sigurisë.
Praktikisht, kjo do të thotë se një veshje e re për pjesëtarët e Forcave të Armatosura do të duhet të plotësojë disa standarde për sa i përket pamjes dhe cilësisë, kryesisht duke u përshtatur me ngjyrën e kamuflazhit dhe duke u përdorur me uniformën ushtarake në terren.
Detajet duke përfshirë fotografitë dhe përshkrimin e uniformës së re të Ushtrisë Serbe nuk janë të disponueshme publikisht. Nuk dihet se kush është prodhuesi dhe as nëse pjesëtaret femra të Forcave të Armatosura kanë marrë mbathjet M-21.
Një komplet uniformash fushore për Forcat e Armatosura të Serbisë prodhon “Jumko” nga Vranja, ndërsa uniformat ceremoniale dhe zyrtare bëhen me porosi në entin ushtarak “Dedinje” në Beograd.
Në Entin Ushtarak “Dedinje” prej vitesh qepen uniforma formale për oficere, nënoficere dhe kadet.
Siç shkruante Rrjeti Ballkanik i Sigurisë në fillim të këtij viti, shërbimi ushtarak në Serbi kohët e fundit ka qenë më i popullarizuar tek femrat sesa tek meshkujt, kështu që në dy afatet e fundit të regjistrimit, në Gjimnazin ushtarak dhe dhe në Shkollën e mesme ushtarake profesionale në Beograd, janë regjistruar më shumë vajza sesa djem..
Për momentin në Akademinë Ushtarake ka 34 për qind kadete femra, ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë të Akademisë Ushtarake Mjekësore (MMA) numri i femrave është më i madh se 70 për qind. Kriteret për pranim në Akademinë Ushtarake dhe VMA janë identike për burrat dhe gratë, përveç kontrollit të aftësisë fizike dhe aftësisë.
Numri i femrave oficere në forcat e armatosura është më i vogël, sepse ato vetëm së fundmi patën mundësinë të regjistroheshin në shkollat ushtarake. Aktualisht, nëntë për qind e oficerëve në Ushtrinë Serbe janë gra, tre për qind e nënoficerëve dhe 17 për qind e ushtarëve profesionistë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *