SASHA ARSIÇ RRETH NGJARJEVE NË VERI TË KOSOVËS: NË BUJANOVAC JETOJMË DHE PUNOJMË ME TERRORISTËT E UÇK

Bujanoc, 25 shtator 2023. – Duket se ne në komunat tona punojmë së bashku me terroristët e UÇK-së sepse të gjithë këtu e dimë kush ku ka qenë dhe çfarë ka bërë gjatë bombardimeve të NATO-s dhe periudhës kur çdo ditë vriteshin pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë së Serbisë nga ana e UÇK-së dhe OVPMB në territorin e Preshevës, Bujanovacit dhe Medvegjës, thotë Saša Arsiç, koordinator rajonal i Lëvizjes Popullore të Serbisë të sapoformuar.

Tekstin me autorësi që na ka dërguar rreth ngjarjeve në veri të Kosovës të dielën, e transmetojmë të plotë (pajisja e tekstit është redaksionale):

  • Së pari dua të them se çdo jetë e humbur, qoftë nga ana shqiptare apo serbe, është një trishtim i madh sepse mendoj se në shekullin e 21-t, ku njerëzit mund të marrin vesh për një jetë dhe bashkëjetesë më të mirë, është e tepërt që ndonjë politikë më e lartë të ndërhyjë në jetën e njerëzve të thjeshtë. Por më bezdis kur ata, të cilët nga ana kosovare i quajnë terroristë në tokën e tyre që mbrojnë, dhe të cilën Serbia nuk e njeh si sovrane, rrethojnë dhe ushtrojnë represion të paparë mbi popullatën serbe.
  • Në dëshirën time për të pranuar të drejtën demokratike të çdo populli në këtë planet për të jetuar lirisht dhe për të shprehur lirisht mendimin e tyre për fatin e tyre, një gjë nuk mund të më jetë e qartë: Si është e mundur që për komunitetin ndërkombëtar pjesëtarët e UÇK-së ishin luftëtarë për liri dhe jo terroristë kur kanë qëlluar dhe vrarë policinë dhe ushtrinë serbe në territorin e Kosovës, por edhe në komunat e Preshevës, Bujanovacit dhe Medvegjës.
  • Nëse serbët në Kosovë janë terroristë, si është e mundur që shqiptarët nuk ishin? Theksoj përsëri se jam kundër çdo jete të humbur nga të dyja anët dhe mendoj se politikanët tanë janë të detyruar të krijojnë kushte për të jetuar dhe punuar së bashku, jo për të vrarë njëri-tjetrin.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *