KAMBERI FAJËSON BEOGRADIT PËR NGJARJET NË BANJSKË

Bujanoc, 25. shtator 2023. (Foto: xhirim i ekranit nga rrjetet sociale) – Ngjarjet e së dielës në Banjskë, në veri të Kosovës, deputeti Shaip Kamberi i quajti akt terrorist, për të cilin pretendon se është nxitur nga Beogradi.
Po e përcjellim të plotë postimin e Kamberij në FB:

Akt terrorist!
Përvojat nga luftërat e viteve ’90 në territorin e ish-Jugosllavisë na tregojnë se agresori i mundur, nëse nuk përballet me përgjegjësinë dhe nuk distancohet nga politika e tij pushtuese, fqinjët e tij do t’i shikojë me revanshizëm në pritje të një mundësie për luftë të re.
Vrasja e rreshterit të policisë kufitare të Kosovës në Banjskë të veriut është sulm terrorist dhe tentim për të vrarë çdo përpjekje për ruajtjen e paqes e stabilitetit në këtë pjesë.
Sulmi i sotëm në errësirën e mengjesit ka për qëllim zgjatjen e jetës së grupeve kriminale dhe strukturave paramilitare të cilat me çdo kusht e po tentojnë të nxisin konflikte me ndihmën e Beogradit.
Bashësia nderkombëtare, shpresoj, përfundimisht të dalë përballë nxitjeve destabilizuese me qendër në Beograd të inspiruar nga “Bota serbe”.
Familjes së rreshterit të vrarë i shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta, policëve të lënduar shërim sa më të shpejtë.
Uroj që jeta e humbur sot të jetë jeta e fundit e cila u morr nga dora e strukturave të zeza e kriminale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *