FILLON ME VONESË ASFALTIMI I RRUGËS NGA PARKU DERI TE SHTËPIA E SHËNDETIT

Bujanoc, 26. shtator 2023. Punimet e asfaltimit në rrugën kryesore në Bujanoc, nga parku i qytetit deri te Shtëpia e shëndetit, kanë filluar me dy muaj vonesë. Të shtunën filloi heqja e shtresës sipërfaqësore të asfaltit ekzistues, por gazetari ynë këtë të martë nuk i gjeti punëtorët në teren.
Asfaltimi është dashur të fillojë në fund të korrikut, për të cilin Bujanovaçke më herët ka shkruar, por nuk kemi marrë përgjigje në pyetjen se pse është vonuar fillimi i punimeve, sepse autoritetet nuk iu përgjigjën thirrjeve dhe mesazheve tona.
Rruga do të riparohet në një gjatësi prej 500 metrash dhe për këtë nga buxheti janë ndarë 8 milionë dinarë. Për asfaltim është angazhuar kompania preshevare “Saba Bellça”.
Afati për përfundimin e punimeve, siç ishte paralajmëruar edhe më parë, është 60 ditë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *