Bujanoc, 26. shtator 2023. – Në zonën mes fshatrave të Bujanocit – Lluçan, Vërban dhe Nasalcë, momentalisht ka shpërthyer një zjarr i madh, ndërsa tymi po përhapet edhe në fshatrat përreth, sipas lexuesve të portalit tonë. Siç ka thënë për Bujanoçke, Ali Asllani nga Shtabi Komunal për Situata Emergjente, fushat e minuara në këtë zonë, të mbetura nga konflikti në jug të Serbisë në vitet 2000-2001, po e vështirësojnë shuarjen e zjarrit.
– Zjarrfikësit nga Bujanoci janë në terren, të cilëve do t’u bashkohen edhe kolegët e tyre nga Vranja. Ata kanë udhëzime të mos hyjnë aty ku janë të shënuara fushat e minuara, tha Asllani, i cili e vlerësoi zjarrin si të madh.
Ai shtoi se në gatishmëri është edhe Ushtria, e cila do të fillojë shuarjen nëse ka nevojë.
Siç tha për Bujanovaçke një banor i Lluçanit, po digjen barishtat në djerrina dhe pyjet përreth.
– Me sa shoh unë zjarri mund t’i kërcënojë vendbanimet, por shpresoj të mos vijë deri këtu, thotë ky banor.
Početna FILLIMI ZJARR I MADHË MES NASALCËS DHE LLUÇANIT, FUSHAT E MINUARA PO E VËSHTIRËSOJNË SHUARJEN
ZJARR I MADHË MES NASALCËS DHE LLUÇANIT, FUSHAT E MINUARA PO E VËSHTIRËSOJNË SHUARJEN
Bujanovačke27. Sep 2023.FILLIMI, KRONIKË0
Previous PostKAMBERI: SERBËT NË KOSOVË VIKTIMË E TERRORIT TË LISTËS SERBE
Next PostFILLON ME VONESË ASFALTIMI I RRUGËS NGA PARKU DERI TE SHTËPIA E SHËNDETIT
Related articles
BUJANOCASIT PRESIN VITIN E RI NË SHTËPI, ANKETA ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME
Bujanovačke26. Dec 2024.