Bujanoc, 27. shtator 2023. – Një zjarr me intensitet më të vogël se dje ka përfshirë të njëjtën zonë të mërkurën pasdite, ndërkaq zjarri është pikërisht në vendet plot me mina të pashpërthyera të mbetura pas konfliktit në jug të Serbisë në vitet 2000-2001.
Në foton që na ka dërguar lexuesi, i cili na ka bërë me dije edhe për zjarrin e ri, shihet tymi që buron nga zona mes fshatrave Lluçan, Vërban dhe Nasalcë.
Por, Asllani, kryeshef i Shtabit të komunës për situata emergjente, ka konfirmuar për Bujanovaçke se zjarri ka shpërthyer me arsyetimin se zjarrfikësit nuk kanë arritur t’i qasen të martën për shkak të fushave të minuara.
Siç shpjegoi ai, zjarrfikësit janë në terren dhe po ndërtojnë një brez rreth zjarrit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.
-Dje gjatë shuarjes së zjarrit kanë shpërthyer 12 apo 13 mina. Nga ky zjarr nuk ka ndonjë rrezik më të madhë për këtë zonë – thotë Aslani për Bujanovaçke.
Ai shton se paraprakisht ishte planifikuar largimi i mjeteve të pashpërthyera nga zona që tani është nën zjarr.
Asllani paralajmëron se nga minat tokësore që nga viti 2001 kanë vdekur shtatë persona, ndërsa janë plagosur 23 persona.
FUSHAT E MINUARA AFËR BUJANOCIT SËRISH NËN FLAKËN E ZJARREVE
Bujanovačke28. Sep 2023.FILLIMI, KRONIKË0
Previous PostNGA 1 NËNTORI PRITET RRITJA E ÇMIMIT TË RRYMËS, NË PRITJE TË PËLQIMIT NGA AGJENSIONI PËR ENERGJETIKË
Next PostNË SHTËPINË E KULTURËS SHFAQET FILMI SHQIPTAR ME PROTAGONIST ORTODOKS
Related articles
BUJANOCASIT PRESIN VITIN E RI NË SHTËPI, ANKETA ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME
Bujanovačke26. Dec 2024.