SHEFI I KKSH-së I FTON SHQIPTARËT PËR UNITET: KOSOVA TË SHËRBEJ SI SHEMBULL

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28. shtator 2023. Pas ngjarjeve në Banjskë, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Nevzad Lutfiu, bëri thirrje për bashkimin e të gjitha partive politike shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë rreth interesit kombëtar, sipas shembullit të partive në Kosovë.

– Në kohën kur partitë politike në Kosovë janë të bashkuara për interesin kombëtar dhe kanë qëndrim për situatën e krijuar rishtazi, diskutimet dhe akuzat mes subjekteve politike në Luginë janë të pakuptueshme dhe shumë të dëmshme. Në këtë moment kemi nevojë për pjekuri, vetëkontroll dhe për ta bërë njëri-tjetrin më të mirë – tha Lutfiu.

Sipas tij, problemi i shqiptarëve këtu është diskriminimi dhe shtypja e kryer nga Serbia dhe ata duhet të fokusohen në këtë.

-Prandaj i bëj thirrje, pa përjashtim, të gjitha partive politike në Luginë që të bashkohen dhe të ndalojnë këtë lloj komunikimi që nuk do të na çojë askund – tha presidenti i KKSH-së.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *