Bujanoc, 30. shtator 2023. – Komuna e Bujanocit ka shpallur thirrje publike për kompanitë që merren me prodhimin dhe montimin e dyerve dhe dritareve, izolimit, kaldajave, kolektorëve diellorë dhe pajisjeve tjera, për të marrë pjesë në Programin e rehabilitimit energjetik të objekteve banesore, shtëpive familjare dhe banesave.
Thirrja u hap të premten (29 shtator) dhe afati për dorëzimin e aplikacioneve përfundon në fund të nëntorit.
Siç ishte paralajmëruar nga Bujanovaçke, më shumë se 13 milionë dinarë do të jenë në dispozicion të qytetarëve të komunës së Bujanocit për rehabilitim energjetik këtë vit.
Konkursi për qytetarët do të hapet kur të përfundojë procedura për përzgjedhjen e kompanive.
Konkurset e mëparshme u karakterizuan me interes të dobët nga kompanitë, kështu që afati i aplikimit u shty në disa raste.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…