BUJANOCI DHE PRESHEVA JANË KOMUNAT ME NUMRIN MË TË MADH TË BURRAVE DHE GRAVE TË MARTUAR NË SERBI

Bujanoc, Preshevë, 2 tetor 2023. (Foto ilustrative) – Pjesëmarrja e grave dhe burrave të martuar në numrin total të popullatës është më e madhe në Bujanoc dhe Preshevë, tregojnë rezultatet e regjistrimit të popullatës 2022. Këtu janë marrë parasysh qytetarët e të dy gjinive mbi 15 vjeç që kanë të drejtë për statusin ligjor të martesës.

Sipas të dhënave nga regjistrimi, nga numri total i banorëve në Bujanoc, 59,5% janë të martuar, ndërsa në Preshevë 60,6%. Këto dy komuna kanë, sipas kritereve ligjore, numrin më të madh të personave të martuar në territorin e Serbisë.

Pas tyre vijnë Aleksandrovac (59,3%), Prijepolje (59,0%) dhe Raška (58,9%). Pjesëmarrja më e madhe e personave të pamartuar është shënuar në komunat urbane të Qytetit të Beogradit – Stari grad (38,4%), Zvezdara (38,0%), Vračar (37,8%), Palilula (37,1%) dhe Voždovac (36,2%) dhe në Novi Sad (36%), ndërsa pjesëmarrja e ndarëve është më e madhe në Suboticë (8,9%), Beçej (8,7%), Senta (8,6%), Zaječar (8,3%) dhe në komunat urbane të Beogradit Stari grad (8,3%) dhe Vračar (8,2%).

Komuna e Bujanocit zyrtarisht ka 42,634 banorë, ndërsa Presheva 35,097.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *