Bujanoc, Beograd, 3. tetor 2023. (Foto N1) – Është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e mbajtjes deri në 48 orë nga policia, Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, pasi policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën e tij dhe objektet tjera, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Ai u soll në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal, thuhet në deklaratë.
N1 kujton se Millan Radoiçiq i është përgjigjur pak ditë më parë ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë. Më pas është bërë e ditur se në formë raporti do të njoftohet Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, e cila do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj.
Ai mori përgjegjësinë për incidentin e armatosur në Banjskë më 24 shtator, kur u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë lokal të armatosur vendas.
Previous PostKRYETARI I KKS KA SHKRUAR KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË PËR ZGJEDHJEN E GJYQTARËVE NË PRESHEVË DHE BUJANOC
Next PostARIFI ME ANBASADORIN E SHQIPËRISË: DUAM PAQE NË RAJON