DEPONIA PRANË RRUGËS KRYESORE NË BUJANOC, BANORËT KËRKOJNË NDIHMËN E AUTORITETEVE

Bujanoc, 2. tetor 2023. – Sokaku njëqind metra i gjatë, i cili lidhë rrugën kryesore dhe rrugën Aleksandar Stankoviq afër Industrisë së duhanit, dalëngadalë po kthehet në një mini deponi dhe, sipas pohimeve të qytetarëve që jetojnë aty, kjo më së shumti falë fqinjëve të paskrupullt që hedhin mbeturina. atje.
Dhe vërtet hyrjsa në këtë rrugicë nga rruga kryesore duket e frikshme, siç mund ta shihni edhe nga fotoja.
– Nuk kalojmë dot as me makinë, e lëre më në këmbë, thotë një banore e këtushme.
Në vazhdim ajo thotë se vazhdimisht ka parë fqinjët dhe kalimtarët duke hedhur mbeturina në këtë lokacion.
Ajo u bën apel autoriteteve që të zgjidhin këtë problem dhe të ndëshkojnë keqbërësit.
Jozyrtarisht mësojmë se Inspeksioni Komunal i ka dhënë urdhër Komunalisë për largimin e mbeturinave nga rruga, duke paralajmëruar dënimin e të gjithë atyre që konstatohet se hedhin mbeturina ilegalisht në Bujanoc edhe në këtë lokacion.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *