GJENERALI MOJSILLOVIQ: USHTRIA E SERBISË NUK E KA PLANIFIKUAR SULMIN NË VERI

Bujanoc, Beograd, 2. tetor 2023. – (Foto: Ministria e mbrojtjes) – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Milan Mojsiloviq deklaroi se nuk ka pasur rritje të gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë, por vetëm rritje të aktiviteteve në Zonën e Sigurisë Tokësore. Ai shtoi se në Zonën Tokësore janë të angazhuar 4500 pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Ai mohoi se Millan Radoiçiq ishte në stërvitje në livadhet e Pasuljanskit, transmeton N1.
Ai mohoi se ushtria po planifikonte pushtimin e Kosovës, siç kishte thënë ministri i Policisë së Kosovës, Xhelal Sveçla.
Duke folur për akuzat nga Prishtina për Milan Radoiçiq, ai ka thënë:
“Milan Radoiçiq nuk ka marrë pjesë në stërvitjen në livadhet e Pasuljanskit, nuk ka gjuajtur asnjë plumb, as nuk ka gjuajtur ndonjë granatë, nuk ka marrë pjesë në ato aktivitete. E përsëris, ai nuk ka marrë pjesë dhe nuk ishte i pranishëm në trajnim. Ai u ftua të praktikonte disa herë, por ai nuk u përgjigj. Ndërkaq se çfarë bën Radoiçiq në pronën private nuk është çështje e Ushtrisë Serbe”, nënvizoi Mojsiloviq.
Ai tha se në përputhje me urdhrat e Komandantit Suprem, nuk ka pasur ngritje të gatishmërisë së plotë luftarake, por vetëm rritje të pranisë dhe angazhimit të njësive në zonën e sigurisë tokësore dhe në kontrollin e vijës administrative.
“Pas shpërthimit të krizës së sigurisë, Ushtria Serbe ka shtuar praninë e saj në zonën e sigurisë tokësore. Tashmë në datën 25 shtator, ora 08:35, ka pasur një numër të madh pjesëtarësh të angazhuar, jo vetëm për sigurimin e linjës administrative në zonën e sigurisë tokësore, por edhe në formacionet e njësive që lokalizojnë dhe janë dislokuar pranë vijës administrative. Nga pikëpamja ushtarake, mendoj se të gjitha komentet për madhësinë numerike të ushtrisë serbe janë krejtësisht të panevojshme”, tha Mojsilloviq.
Ai kujtoi gjithashtu se situatë të ngjajshme kishim pasë edhe në dhjetor 2022. Dhe në maj 2023.
“Në bazë të urdhrave të Komandantit Suprem dhe Presidentit të Serbisë, Ushtria Serbe e ngriti gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë në dy ngjarjet e lartpërmendura dhe kishte 14 mijë pjesëtarë të personelit të angazhuar në të dyja ngjarjet. Në ato dy ngjarje, ne nuk i kemi mjegulluar sytë askujt”, ka theksuar ai.
Mojsiloviq iu referua edhe njoftimit nga Uashingtoni dhe Brukseli, i cili, tha ai, i referohet përfshirjes së tepruar të ushtrisë serbe në zonën e vijës administrative.
“Në deklaratën e lartpërmendur është shprehur një shqetësim i lartë për gjendjen e pajisjeve dhe personelit të Ushtrisë Serbe, e cila është e angazhuar në zonën përgjatë vijës administrative dhe në rrugët që çojnë nga territori i Kosovës drejt pjesës qendrore të Serbisë”, tha Mojsiloviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *