LUTFIU: NË VEND TË NJË SHQIPTARI, PËR GJYKATËSE NË KUNDËRVAJTËSE NË PRESHEVË ZGJEDHET PERSONI NGA VRANJA

Bujanoc, 2. tetor 2023. – Për faktin se gjyqtare për kundërvajtje në Preshevë është zgjedhur një grua nga Vranjani dhe plani është që një person nga Surdulica t’i jepet e njëjti pozitë në Bujanoc, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutviu konsideron se kemi të bëjmë me diskriminimin e shqiptarëve dhe “shkeljen e ligjit”.
“Në Gjykatën për Kundërvajtje në Preshevë, në konkursin e fundit për gjyqtarë janë pranuar një shqiptar dhe një serb, por është zgjedhur një serbe nga Vranja, 40 km larg Preshevës, edhe pse kandidatët nga Presheva dhe Bujanoci plotësonin kërkesat për këtë pozicion”, thotë Lutviu.
Siç shton ai, KKSH ka informacione se një person nga Surdulica do të emërohet në departamentin në Bujanoc të Gjykatës për Kundërvajtje në Vranjë.
“Nga Surdulica, e cila është 60 km larg Bujanocit, përkundër faktit se ishin edhe dy kandidatë shqiptarë që i plotësuan kushtet për këtë konkurs”, thotë kryetari i KKSH-së.
Në postimin e tij në FB, ai citon Ligjin për gjyqtarët sipas të cilit “diskriminimi në çfarëdo forme është i ndaluar gjatë nominimeve për zgjedhjen e gjyqtarit dhe gjatë zgjedhjes së gjyqtarit”.
Siç interpreton Lutviu, Ligji për gjyqtarët thekson vëmendje të veçantë për përbërjen kombëtare të popullsisë, përfshirjen e duhur të pakicave kombëtare dhe njohjen e terminologjisë ligjore profesionale të gjuhës së pakicave kombëtare të përdorura në atë sallë gjyqi.
Pra, Ligji shkelet pikërisht gjatë zgjedhjes së gjyqtarëve, prandaj imagjinoni se çfarë drejtësie mund të presim prej tyre”, përfundon Lutviu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *