KRYETARI I PRESHEVËS KËRKON NGA KURTI TË VAZHDONË DIALOGUN

Bujanoc, 4 tetor 2023. – Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të vazhdojë dialogun me Beogradin. Arifi mendon se ndërprerja e dialogut dhe komunikimit mund të rrezikojë shqiptarët në jug të Serbisë.

  • Për ne është me rëndësi jetike aktivizimi i të gjitha kanaleve të komunikimit diplomatik, që të garantohet siguria për shqiptarët në Luginë – thekson, ndër të tjera, Arifi në letrën e dërguar Kurtit, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.

Kurtit i ka thënë se është e rëndësishme të marrë parasysh kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët thirrën për dialog dhe komunikim të vazhdueshëm, sepse, siç thotë Arifi, jo vetëm që ekziston rreziku në veri të Kosovës dhe në Kosovë në përgjithësi, por nëse ndërpritet dialogu dhe komunikimi diplomatik, shqiptarët në Lugina e Preshevës, siç e quan zonën e Bujanocit dhe Prishtinës, mund të bëhen objektiv i grupeve të terroristëve.

  • Lugina e Preshevës së bashku me Veriun mund të bëhet “baril dinamiti” – ka theksuar kryetari i komunës së Preshevës.

Sipas tij, Lugina e Preshevës është Kosova dhe çdo sulm ndaj shtetit të Kosovës godet drejtpërdrejt banorët e Luginës së Preshevës.

  • Në ditë si këto, koordinimi me miqtë tanë ndërkombëtarë – SHBA dhe BE, është e vetmja rrugë për Kosovën dhe për Luginën e Preshevës – ka thënë Arifi për Kurtin.

Arifi ka shkruar edhe për shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajčak, ambasadorin amerikan në Beograd, OSBE-n dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar.

Ka kërkuar të angazhohen më shumë për të siguruar paqen, stabilitetin dhe sigurinë për shqiptarët në jug të Serbisë.

  • Dialogu dhe komunikimi janë mënyra për të luftuar ambicionet ekstremiste radikale të mbështetura nga Rusia – ka theksuar Arifi.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *