NË KOMUNËN E BUJANOCIT 13.700 TË ARDHUR

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 6. tetor 2023. – Nga gjithsej 41.068 banorë të komunës së Bujanocit, sipas rezultateve zyrtare të regjistrimit të vitit të kaluar, 13.783 (33,5 për qind) konsiderohen jo vendas, përkatësisht i përkasin kategorisë së popullsisë së ardhur, tregojnë rezultatet më të fundit zyrtare.
Pra, në komunë janë 27,285 banorë (66,5 për qind) të cilët konsiderohen autoktonë – ata kanë jetuar në të njëjtin vendbanim që nga lindja.
Nga 13.738 qytetarë që i përkasin popullatës së ardhur, shumica janë ata që kanë statusin e të ardhurve për shkak se e kanë ndërruar vendbanimin brenda vetë komunës së Bujanocit – janë 5.876 të tillë. Bëhet fjalë për qytetarë të cilët janë shpërngulur nga fshati në qytetin e Bujanocit dhe anasjelltas, ose janë shpërngulur nga fshati në fshat.
Të zhvendosurit në kuptimin e vërtetë të fjalës, pra të ardhur në komunën e Bujanocit nga komunat dhe qytetet e tjera, si dhe nga jashtë, ishin 8.528.
Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi, nga bota e jashtme në Bujanoc janë vendosur 2021 banorë.
Në komunën e Bujanocit shtëpi kanë gjetur edhe 621 qytetarë nga ish republikat e RSFJ-së.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *