Bujanoc, 10. tetor 2023. Qytetarët e Bujanocit që jetojnë në rrugën “Branko Radiçeviq” janë të revoltuar me pushtetin komunal dhe me bashkëqytetarin e tyre, kryetarin Nagip Arifi, sepse, siç thonë ata, as tash nuk do të asfaltohet rrugica e tyre prej vetëm rreth njëqind metrash. “Gjatë kësaj kohe, fqinjëve tanë po iu asfaltohen oborret”, thonë ata.
– Tani po përgatiten për asfaltimin e disa rrugicave në zonën tonë, në fakt nuk janë rrugica por oborre, hyrtje, sipas nevojës, dhe asfalt do të marrin të gjithë përveç nesh, kushdo që është në marrëdhënie miqësore ose një lloj biznesi me kryetarin e komunës, Nagip Arifi dhe me drejtorin e tij të NP Komunalia, Ruzhdi Halili, i cili po ashtu jeton këtu – thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai thekson se fakti që bëhet fjalë për objekte të ndërtuara pa leje, padyshim që nuk paraqet ndonjë problem për pushtetin komunal.
– Përderisa bëhet fjalë për njerëz të afërt të Arifit dhe Halilit, askush nuk do të pyesë nëse kanë leje për atë që kanë ndërtuar – pohon ky banor i Bujanocit.
Për çdo pyetje se kur do të vijë në radhë rrugica e tyre, shton ai, Komuna i është përgjigjur me “do bëhet”.
– Dhe kështu për 25 vjet – thotë ai.
Bujanovaçke paraprakisht ka shkruar se në Bujanoc po asfaltohen disa rrugë sipas projekteve të parapara në buxhet për këtë vit.
BANORËT E RRUGËS BRANKO RADIÇEVIQ TË PAKËNAQUR ME ARIFIN, SHKAKU I ASFALTIT
Bujanovačke11. Oct 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostBEHLULI: MIRËNJOHJE PUBLIKE PËR NENAD MITROVIQIN
Next PostPAGA IME E PARË: HAPET THIRRJA PËR PUNËDHËNËSIT