Bujanoc, 10. tetor 2023. Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka shpallur thirrjen publike për punëdhënësit për zbatimin e programit “Paga ime e parë” për vitin 2023, i cili do të zbatohet në katër faza dhe duhet të sigurojë përvojën e parë të punës për 10 mijë të rinjë.
Në Bujanoc vitin e kaluar, përmes programit “Paga ime e parë”, kishte në dispozicionr rreth 30 vende pune te 15 punëdhënës, ndërsa ata kërkonin punonjës administrativë, kontabilistë, marangozë, farmacistë, kamerierë, kuzhinierë dhe shitës.
Programi zbatohet pa krijuar marrëdhënie pune dhe zgjat 9 muaj. Në programin “Paga ime e parë” është planifikuar që në ciklin e ri të përfshihen deri në 10 mijë të rinj nën moshën 30 vjeç, të paktën me arsim të mesëm dhe pa përvojë pune.
Gjatë kohëzgjatjes së Programit, Shërbimi Kombëtar i Punësimit i paguan personat e punësuar në emër të mjeteve të kompensimit financiar në shumën totale mujore prej 28.000 dinarë për personat të cilët aftësohen me arsim të mesëm dhe 34.000 dinarë për personat që aftësohen me arsim të lartë.
Siç thuhet, faza e parë është e dedikuar ekskluzivisht për punëdhënësit, të cilët do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje në program në faqen e internetit mojaprvaplata.gov.rs deri më 31 tetor.
Qasja në portalin Paga ime e parë, si dhe regjistrimi i punëdhënësve për pjesëmarrje në programin “Paga ime e parë”, do të mundësohet sot pas orës 14:00.
Faza e dytë është e destinuar për personat e papunë, të cilët do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje në program nga data 6 deri më 24 nëntor, edhe në faqen www.mojaprvaplata.gov.rs, ndërsa faza e tretë e programit do t’i referohet përzgjedhjes së kandidatëve nga punëdhënësit.
Punëdhënësit do të kenë mundësinë të kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të regjistruar që në fillimin e aplikimit të tyre ndërkaq përzgjedhja përfundimtare e kandidatëve do të kryhet nga punëdhënësit në periudhën nga data 27 nëntor deri më 8 dhjetor.
Brenda shtatë ditëve nga dita e përzgjedhjes përfundimtare të kandidatëve, në faqen e internetit www.mojaprvaplata.gov.rs do të publikohet lista e pozitave të punëdhënësve me numrin e kandidatëve të miratuar.
Faza e katërt e zbatimit të programit do të përfshijë nënshkrimin e kontratës ndërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit, punëdhënësit dhe kandidatit të përzgjedhur dhe fillimin e trajnimit të të papunëve në periudhën 1-15 janar 2024.
Programi do të zbatohet nga punëdhënësi, në sektorin privat dhe publik, për një kohëzgjatje prej nëntë muajsh dhe do të zbatohet pa krijuar marrëdhënie pune.
U theksua se ky program u jep mundësinë të rinjve që nuk kanë përvojë pune të bëjnë praktikë në punë konkrete pranë punëdhënësit, me synim përvetësimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave për punë, me qëllim rritjen e mundësive të tyre për punësim.
Thirrja publike për programin e këtij viti “Paga ime e parë” dhe të gjitha informacionet rreth programit mund të gjenden në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit (www.nsz.gov.rs), si dhe në faqen e internetit Paga ime e parë (www. .mojaprvaplata.gov.rs).