BEHLULI: MIRËNJOHJE PUBLIKE PËR NENAD MITROVIQIN

Bujanoc, Shkup 12. tetor 2023. – Kush nuk është mirënjohës ndaj njerëzve, nuk është mirënjohës as ndaj Zotit! Kjo është motoja e Nexhat Behlulit, afarist i këtushëm dhe punëtor mediatik, në shenjë mirënjohjeje publike ndaj Nenad Mitroviqit, ushtruesit të detyrës së drejtorit në Shërbimin e Trupit Koordinues, për ndihmën e madhe që i dha familjes së të ndjerit Fitim Destani, për ta transportuar trupin e tij nga Shkupi, ku ai vdiq, në vendlindjen e tij në Tërnoc.
Me gjestin e tij, Mitroviqi tregoi se si zyrtarët shtetërorë dhe publikë duhet të punojnë për të mirën e qytetarëve që përfaqësojnë, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare dhe fetare.
Në Maqedoninë e Veriut, 11 tetori është festë kombëtare, pra është ditë jo pune, dhe Behluli shpjegon për Bujanovaçkënen se Mitroviqi ka arritur të që përmes ambasadës serbe të zgjidhë procedurat administrative për transportimin e të ndjerit nga një vend në tjetrin, i cili kishte vdekur atje një ditë më parë.
Behluli e ka postuar këtë rrëfim në llogarinë e tij shumë të njohur në Facebook, duke e falënderuar personalisht Mitroviqin. Dhe gjithçka filloi kur të martën në mëngjes Behluli mori një telefonatë nga familja e Fitimit, tashmë të ndjerë:

-Dje në klinikën në Shkup ka ndërruar jetë një i ri nga Tërnoci, ndërsa familja e të ndjerit ka nisur procedurat administrative për ta sjellur trupin e të ndjerit nga Shkupi në Tërnoc, në mënyrë që ai të varroset në vendlindje. Megjithatë, ata nuk e dinin se në Maqedoninë e Veriut 11 tetori është festë kombëtare, kur nuk punojnë organet shtetërore dhe ambasadat e huaja.
Një anëtar i familjes së të ndjerit më kontaktoi nga Shkupi dhe më shpjegoi problemin që kishin hasur. I thashë të priste pak, kështu që menjëherë kontaktova me Nenad Mitroviqin, drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe ia tregova problemin.
Nenadi më mundësoi të kontaktoja me ambasadoren e Serbisë në Maqedoninë e Veriut, Nevena Jovanoviq, e cila më pas thirri stafin e ambasadës për të proceduar dokumentacionin, edhe pse ata nuk ishin në punë për shkak të festës.
Stafi i Ambasadës e bënë punën e tyre në mënyrë profesionale, mbi të gjitha treguan mirëkuptim ndaj kërkesës sonë, për të cilën i jemi shumë mirënjohës, sikur edhe z. Mitroviq!
Fitim Destani vdiq në një klinikë private në Shkup dhe u varros të enjten në varrezat në Tërnoc. Me këtë rast, Bujanovaçke i shprehin ngushëllimet familjes.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *