NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJNAOC, EKZAMINIME PARANDALUESE PËR GRA E BURRA

Bujanoc, 13. tetor 2023. – Të dielën (15 tetor) në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, nga ora 08:00 deri në ora 16:00, do të bëhen ekzaminimet me ultrazë për parandalimin e kancerit të gjirit te gratë mbi 40 vjeç dhe testi PSA për meshkujt mbi 49 vjeç. Përekzaminime nuk ka nevojë për caktimin e terminit.
-Kontrollimet me ultrazë bëhen në repartin e radiologjisë, marrja e mostrave të gjakut për analizën PSA bëhet në laborator – thotë drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Dr.Daliborka Pavlloviq.
Ekzaminimi ekografik parandalues i gjirit mund të bëhet nga bashkëqytetaret tona mbi 40 vjeç dhe testin PSA, i cili mund të zbulojë kancerin e prostatës, mund ta bëjnë meshkujt mbi 49 vjeç. Testi PSA bëhet përmes testiit të gjakut.
– Pacientët që dyshohet se e kanë këtë sëmundje referohen për diagnostikim shtesë në Spitalin e Vranjës – thotë Dr. Pavlloviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *