VUÇIQ: ZGJEDHJET MË 17 DHJETOR

Bujanoc, 13. tetor 2023. – (foto screenshot TV Prva) – Zgjedhjet parlamentare, ato për Beogradin dhe Vojvodinën do të mbahen më 17 dhjetor, njoftoi të enjten në mbrëmje presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ai tha se zgjedhjet do të mbahen me kërkesë të opozitës.
– I plotësuam të gjitha kërkesat e tyre. Ata kërkuan Beogradin dhe zgjedhjet parlamentare dhe i morën, do të kenë edhe zgjedhjet e Vojvodinës, gjithçka është në rregull, ata po fitojnë, po e fitojnë pushtetin – tha Vuçiq në TV Prva.
I pyetur nëse zgjedhjet do të mbahen kudo në të njëjtën ditë, Vuçiq tha se ai i shpallë zgjedhjet parlamentare, dhe beson se edhe të tjerat do të mbahen në të njëjtën ditë.
Ai do t’i shpallë kur të kthehet nga Nju Jorku, ku do të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin e UNMIK-ut.
– Unë do të shkoj në Nju Jork më 21 tetor, pastaj do t’i shpall zgjedhjet deri më 2 nëntor, do të mbeten 65 ditë deri në mbajtjen e tyre – tha ai.
Sa i përket zgjedhjeve lokale, Vuçiq pret që ato të mbahen në rreth 60 komuna dhe qytete, siç tha ai, ku kryetarët e qyteteve dhe kryetarët e komunave kanë dhënë dorëheqje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *