GRATË NGA FSHATI MERITOJNË JETË TË DINJITETSHME

Bujanoc, 16. tetor 2023. (Foto: Dejan Urosheviq/JV) – Gratë që merren me bujqësi, blegtori, punë shtëpie, kujdesen për të gjithë anëtarët e familjes rurale, nuk kanë sigurim social, pensional e shpeshherë shëndetësor, shkruan Južne Vesti. Gratë në fshat janë më së shpeshti shoqërisht të padukshme dhe janë në pozitë të keqe materiale, edhe pse ato luajnë një rol kyç në mbijetesën dhe zhvillimin e zonave rurale, sipas Mbrojtësit të Qytetarëve Zoran Pashaliq me rastin e 15 tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Gratve që jetojnë në fshat, e cila shčnohet më 15 tetor. Mbrojtësi i qytetarëve Zoran Pashaliq foli për pozitën e tyre.
-Gratë në fshat janë më së shpeshti shoqërisht të padukshme dhe në gjendje të keqe financiare, prandaj u bëj thirrje organeve kompetente që të bëjnë përpjekje shtesë për përmirësimin e pozitës së grave që jetojnë në fshat, veçanërisht të të moshuarave – thotë Pashaliq.
Ai shton se shteti duhet t’u sigurojë atyre një jetë dinjitoze.
-Gratë në fshat luajnë një rol kyç në mbijetesën dhe zhvillimin e zonave rurale, megjithatë ato janë të pabarabarta me anëtarët meshkuj të shoqërisë. Këto janë nënat dhe gjyshet tona dhe ne jemi të detyruar t’u sigurojmë atyre një jetë dinjitoze dhe t’u krijojmë mundësi që të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre – thekson Pashaliq.
Mbrojtësi i qytetarëve deklaroi se gratë në zonat rurale janë të përjashtuara nga shoqëria, se janë në gjendje jo të mirë financiare sepse më së shpeshti marrin pjesë në punë të papaguara shtëpiake dhe në fermë dhe se kanë qasje të vështirë në shërbimet sociale dhe shëndetësore.
-Në këtë drejtim është e nevojshme që organet kompetente të punojnë në zhvillimin e shërbimeve speciale dhe shërbimeve mbështetëse në nivel lokal. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të punohet në ndërgjegjësimin e grave rurale për të drejtat dhe mekanizmat e tyre mbrojtës, si dhe për pavarësinë dhe fuqizimin e tyre ekonomik – thotë mbrojtësi.
Siç shkruante më parë Južne vesti, pensionistët janë në prag të ekzistencës, dhe në mesin e tyre ka shumë që jetojnë me pensionin minimal bujqësor prej pak më shumë se 17,000 dinarë.
Një grua në fshat ka nevojë për kujdes të detyrueshëm shëndetësor, pagë minimale të garantuar dhe shërbim pensional, si dhe siguri ekonomike, në vend të pensionit prej rreth 17 mijë dinarë. Mbrojtësi shton se ato kanë nevojë për inkurajim dhe mbështetje, është e nevojshme që ato të informohen, të njohin dhe mbrojnë të drejtat dhe statusin e tyre, si dhe të gjitha shërbimet t’u vihen në dispozicion si grave në qytete dhe kjo është detyrë e Ministrisë së kujdesit rural dhe e Ministrisë së kujdesit familjar.
Ministrja për përkujdesje familjare dhe demografi Darija Kisiq tha nga Svrligu, ku hapi Panairin Dimëror, se e gjithë forca e shoqërisë bazohet në gratë, se ato janë shtyllat e familjeve dhe familjet janë shtyllat e shtetit.

– Kjo është një mundësi për t’u dhënë zonjave tona një shtysë shtesë, për të treguar se sa të vlefshme, të afta dhe të ditura janë ato. Ministria e Kujdesit familjar dhe demografisë do të vazhdojë të mbështesë të gjitha masat pronatale të zbatuara nga komuna e Svrligut dhe mundësinë që gratë nga fshati, përveç kujdesit për familjet e tyre, të kenë edhe bizneset e tyre të suksesshme – tha Kisiq.
Ajo tha në Svrlig se Qeveria e Serbisë me aktivitetet e saj i mbështet njerëzit që qëndrojnë në fshat dhe se ky është thelbi i mbijetesës së vendit, i cili respekton dhe ruan traditat e tij.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *