QENI ENDACAK SLUMON NJË GRUA NË QENDËR TË BUJANOCIT, LËNDOHET GJAT TENTIMIT PËR T’U MBROJTUR

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 16. tetor 2023. (Qendra e Bujanocit, Foto ilustrim nga Bujanovaçke)– Nëna ime Nadica Arsiq (1958) nga Bujanoci, është sulmuar nga një qen endacak të shtunën në rrugën Sava Kovaçeviq, ku ajo jeton. Ajo është rrëzuar gjatë tentimit për t’u mbrojtur me çantën që mbante, për pasojë ka një dëmtim në bërrylin e djathtë dhe ënjtje nga shpatulla deri në dorë. Me shumë mundësi do të duhet të shkojë në fizioterapi – thotë për Bujanovaçke Jelena Stevanoviq.
Ajo shpjegon se Nadica, nëna e saj, nuk mund të flasë për mediat, sepse të hënën ka shkuar te mjeku. — – Çfarë duhet të ndodhë tjetër që dikush të reagojë? Nuk dimë më kujt t’i drejtohemi. Për fat ajo kishte një çantë me të cilën arriti të mbrohej nga kafsha e çmendur. Imagjinoni, në vend të saj mund të ishte ndonjë fëmijë që nuk do të mund të mbrohet – thotë Stevanoviq e indinjuar.
Këta janë qentë, thotë ajo, që mblidhen pranë qendrës së qytetit, pranë Shkollës kishtare.
– Dua të kërkoj nga njerëzit që janë ulur në kolltuqe, të cilët marrin kërkesa të këtij lloji në numër gjithnjë e më të madh, ta zgjidhin këtë problem, sepse kështu nuk ndodhë askund tjetër, vetëm në jug të Serbisë, i cili u harrua nga të gjithë shumë kohë më parë. Kudo që kërkojmë ndihmë, nga Komuna e deri te Komunalia, thonë se nuk janë kompetentë. Pra, kush është kompetentë? – pyet Stevanoviq.
Ajo, e cila thotë se edhe vetë është adhuruese e kafshëve dhe i mban në shtëpinë e saj, ka një mesazh për ata bashkëqytetarë që kujdesen për qentë endacak.
-Njerëz të mi, kjo që po bëni është humane, është një kafshë në rrugë, e lënë në dorë të fatit dhe sigurisht që duhet ndihmuar. Por për këtë duhet të ketë një azil, një shërbim të posaçëm që merret me të, siç është në të gjitha qytetet dhe vendet e tjera. Nëse i doni kaq shumë ato kafshë, adoptojini ato, merrini në shtëpitë tuaja dhe mbajini atje. Por jo në këtë mënyrë, po ndodhin tragjedi pas tragjedie, e cila mund të ketë edhe përfundim fatal – thotë Stevanoviq.
Tani, shton ajo, si ajo dhe nëna e saj kanë frikë të kalojnë rrugën, pasi fqinji i tha se i njëjti qen ka sulmuar një burrë teksa ai po priste para farmacisë bujqësore.
Portali ynë ka shkruar vazhdimisht për sulmet e qenve endacak. N fillim të muajit shtator, një burrë nga Bujanoci, banorë i rrugës Branko Radiçeviq përfundoi në spitalin e Vranjës me lëndime të rënda trupore. Fqinjët e tij thonë se do të kishte qenë një tragjedi nëse qeni do t’i kishte gjetur fëmijët.

Në të njëjtën periudhë, qentë endacakë në rrugët e Bujanocit i kanë shkaktuar një gruaje lëndime të rënda në dy krahët e saj. Qytetarët me të cilët biseduam më pas kërkuan përmes portalit tonë nga autoritetet që të reagojnë urgjentisht.
Ruzhdi Halili, drejtor i Ndërmarrjes publike „Komunalia“, përgjegjësi e të cilit është largimi i qenve endacakë nga rrugët, sillet sikur Komunalia është kompania e tij private. Me atë rast, për të njëtën herë ai ka injoruar portalin Bujanovaçke dhe qytetarët, duke mos iu përgjigjur pyetjes sonë se kur do të organizohet fushata për kapjen e qenve endacak.
Sipas pubikimeve të kësaj ndërmarjeje, aksioni i fundit është kryer në muajin maj. Për këtë punë Komunalia ka kontraktuar firmën kontroverse „Avenija“ për 2 milionë dinarë në vit, për të cilën Bujanovaçke ka shkruar disa herë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *