Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc 18. tetor 2023. Komuna e Bujanocit ka urdhëruar NP “Komunalia” që të sigurojë deponinë komunale dhe ta mbrojë atë nga zjarri, duke punësuar aty roje të deponisë – thuhet në përgjigjen që Bashkësia lokalei Rakoc e ka marrë pas shkresës zyrtare adresuar kryetarit të Komunës, Nagip Arifi, dhe drejtorit të NP Komunalia, Ruzhdi Halili, me ç’rast kishte kërkuar zgjidhje urgjente për problemin e deponisë së qytetit.
“Ju njoftojmë se NP “Komunalia” ka vepruar sipas procesverbalit, dhe në bazë të bisedës së inspektorit me kryetarin e organit të përkohshëm, Ruzhdi Halili, dhe urdhërit me procesverbal, ku është arritur marrëveshje reciproke që punonjësit e NP „Komunalia” do të mundohet në çdo kohë që të parandalojnë ndezjen e zjarreve në deponi, të djegies së bërllogut, duke kontrolluar çdo kamion apo person fizik me ndonjë lloj transporti që do të hyjë në sipërfaqen e deponisë me qëllim të hedhjes së mbeturinave dhe nëse është e mundur të verifikohet nëse mbeturinat mos janë të ndezura ”, thuhet në përgjigje.
Nga Komunalia thonë se nëse rastësisht vie deri te shkaktimi i zjarrit, punonjësit e NP “Komunalia” janë të obliguar që menjëherë të dalin në terren dhe ta shuajnë zjarrin.
Kërkesën e përbashkët kryetarit të komunës dhe drejtorit të NP Komunalia e kanë dërguar bashkësitë lokale të Rakocit, Bujanocit, Sërpska kuqës – qytetarët e të cilëve vuajnë pasojat më të mëdha nga zjarri në deponinë . Gjithashtu kërkesa është nënshkruar edhe nga kryetarët e bashkësive lokale të Levosojës, Zhuzhelicës dhe Lilancës.
“Nëse nuk ndërmerrni asnjë hap konkret në kohën më të shkurtër të mundshme, ne do të detyrohemi të përdorim masa të tjera jopopullore dhe të mbrojmë shëndetin tonë”, thuhet në kërkesë.
Në kërkesën e tyre, krerët e bashkësive lokale iu referuan Ligjit për mbrojtjen e mjedisit dhe ligjit për menaxhimin e mbeturinave, duke theksuar se janë shkelur rëndë nene të caktuara të këtyre ligjeve.
“Kërkojmë që urgjentisht të ndërmerrni të gjitha masat për të parandaluar djegien e deponisë së egër që ndodhet në ngastrat e fshatit Rakoc, gjatë së cilës përhapen substanca të rrezikshme toksike që kërcënojnë drejtpërdrejt shëndetin e njerëzve dhe dëmtojnë mjedisin jetësor në gjithë komunën”, thuhet në dokument.
KOMUNA URDHËRON „KOMUNALINË“ TË SIGUROJ ROJTAR NË DEPONI
Bujanovačke18. Oct 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostGJITHÇKA MBI DHUNËN MES BASHKËMOSHATARËVE: NË LABIRINTIN E REAGIMIT TË VONUAR DHE LIGJEVE TË SHKELURA NGA KOHA
Next PostTE SERBIA GJITHNJË KA NJË „POR“: KAMBERI MBI MARRËVESHJET E TIRANËS
Related articles
BUJANOCASIT PRESIN VITIN E RI NË SHTËPI, ANKETA ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME
Bujanovačke26. Dec 2024.