Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc 18. tetor 2023. – Banorët e rrugës Mbreti Millutin në Bujanoc kanë kontaktuar me portalin tonë përmes aplikacionit “Lajmëro Bujanovaçken” me kërkesë që t’ua përcjellim nevojën për vendosjen e një polic të shtrirë në atë rrugë, sepse, siç thonë ata, siguria e fëmijëve është në rrezik për shkak të shpejtësisë dhe vozitjes së dhunshme.
– Problemi që dua të theksoj është se nga fillimi i deri në fund të rrugës Mbreti Millutin nuk ka asnjë „polic të shtrirë“, ndërkohë që këtu makinat i ngasin me shpejtësi të madhe dhe vozitje të dhunshme. Ka shumë fëmijë që vrapojnë, ngasin biçikleta dhe skuter, duke filluar me fëmijën tim dhe duke vazhduar me fëmijët e tjerë. Unë dhe bashkëqytetarët e tjerë që jetojmë në këtë rrugë, besojmë se duhet bërë diçka në drejtim të sigurisë në komunikacion, e në radhë të parë të sigurisë së fëmijëve, që të mos ndodhë më e keqja. Nuk është zgjidhje të presësh fillimisht të ndodhë diçka, e pastaj të reagosh, ngase mandej gjithçka është e kotë – ka shkruar lexuesi ynë.
Për t’i ndihmuar lexuesit tanë kontaktuam me shefen e Drejtoratit për investime dhe zhvillim në Bujanoc, Fazila Azemoviq, e cila u përgjigj se qytetarët duhet t’i shkruajnë Shërbimit të sinjalizimit, i cili është pjesë e atij departamenti, përmes shkresores së administratës.
Nuk është hera e parë që qytetarët e Bujanocit dhe rrethinës kërkojnë vendosjen e një „polici të shtrirë“. Banorët e fshatit Rakovc iu drejtuan administratës komunale në mars të vitit 2021 me kërkesë që këtë ta bëjnë pranë shkollës fillore të këtij fshati. Aktvendimi për vendosjen e „policit të shtrirë“ u morë vetëm në nëntor 2022.
Azemoviq më pas ka shpjeguar për portalin tonë se për vendosjen e sinjalistikës horizontale kërkohet urdhër nga Drejtoria e policisë rrugore.
– Për vendosjen e një “polici të shtrirë” pranë shkollës fillore në fshatin Rakoc, kërkohet urdhër nga Drejtoria e policisë rrugore, e cila i përcakton rrugët kritike si probleme sigurie. Komuna nuk mund t’i instalojë pa të. Përveç kësaj, në zonën e shkollës është shënuar qartë një shenjë vertikale e kufizimit të shpejtësisë – tha në atë kohë Azemoviq.
Departamenti i investimeve dhe zhvillimit, siç deklaroi ajo asokohe, ka marrëveshje me Drejtorisë së policisë rrugore për t’i paralajmëruar kur patrullat e tyre vërejnë problem në terren, në mënyrë që të veprojnë sipas saj duke vendosur sinjalistikën horizontale dhe vertikale.