MITROVIQI I THOTË AMBASADORIT FRANCEZ: PRIORITETI YNË, ZBATIMI I PLANIT SHTATËPIKËSH

Bujanoc , 19. tetor 2023. – Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq, të mërkurën në Bujanoc ka biseduar me ambasadorin e Francës në Serbi, Pierre Koshar, për vazhdimin e dialogut për Planin 7-pikësh. Vazhdimi i dialogut për këtë dokument për të drejtat e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, sipas Mitroviqit, është prioritet i Trupit koordinues.

– Vazhdimi i diskutimit për temat nga Plani 7-pikësh, i cili është miratuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë në vitin 2013, është prioritet i Shërbimit të Trupit koordinues dhe realizimi i tij do të mundësojë zhvillim të shpejtë ekonomik dhe social të këtyre komunave. Qëllimi përfundimtar është zhvillimi i gjithëmbarshëm i këtyre komunave dhe i të gjithë qytetarëve që jetojnë në to”, ka thënë Mitroviq, përcjellë TK.

Plani prej 7 pikash parasheh integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimin ekonomik të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, sigurinë e kësaj zone, të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimi n e gjyqësorit, përmirësimi n e të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe informimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Në takim u bisedua edhe për rezultatet e arritura në fushën e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik të komunave, bashkëpunimit me të rinjtë dhe çështje të tjera aktuale me interes për qytetarët në këtë fushë.
Mitroviq theksoi se të gjitha aktivitetet e Shërbimit të Trupit koordinues kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në jug të Serbisë.

Ambasadori i Francës shprehu kënaqësinë e tij për takimin dhe bashkëpunimin e ardhshëm me Shërbimin e Trupit koordinues.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *