GJATË VIKENDIT NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC, EKZAMINIME PARANDALUESE TË GJËNDRËS TIROIDE

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc 20. tetor 2023. – Të shtunën dhe të dielën në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc do të bëhen ekzaminimet parandaluese ekografike të gjëndrës tiroide dhe marrja e mostrave për hormonet e tiroides. Fokusi është tek bashkëqytetarët që nuk kanë sëmundje të konfirmuar të tiroides.

– Të shtunën (21 tetor) nga ora 08:00 deri në 16:00 në shërbimin e diagnostikimit radiologjik, kryejmë ekzaminimet ekografike të gjëndrës tiroide ndërkohë në laborator nga ora 08:00 deri në orën 15:00 marrim material për hormonet e tiroides. Do të testohen hormonet TSH FT4 dhe Tiroglobulina – thotë për Bujanovaçke drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Dr. Daliborka Pavlloviq.

Të dielën (22 tetor) do të merret vetëm gjak për hormonet e tiroides.

Në fokus, thotë ajo, janë personat që nuk kanë sëmundje të konfirmuar të tiroides, ndaj nuk mund të vijnë ata që tashmë kanë problem dhe marrin hormone të tiroides, sepse qëllimi është zbulimi i rasteve të reja.

– Është një lloj skriningu, pra përcaktimi i rasteve të reja të sëmundjes së tiroides – shpjegon doktoresha Pavlloviq.
Kjo është e dyta fundjavë radhazi që në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc bëhen ekzaminime parandaluese. Javën e kaluar, stafi i radiologjisë dhe laboratorit kryen ekzaminime parandaluese të gjirit, përmes skriningut me ultratinguj, për gratë mbi 40 vjeç, dhe teste PSA për burrat mbi 49 vjeç.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *