ARIFI KËRKON NGA AMBASADORJA GJERMANE ZBATIMIN E PLANIT SHTATËPIKËSH

Bujanoc 21. tetor 2023. – Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka takuar dje në Bujanoc ambasadoren gjermane në Serbi, Anke Konrad, dhe ka kërkuar që Gjermania të ndikojë në Serbi që të fillojë zbatimin e Planit 7-pikësh, të cilin e miratoi në vitin 2013.
-Kërkova ndihmën e Gjermanisë për të filluar zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat do të normalizonin marrëdhëniet mes dy vendeve. Po ashtu, kam kërkuar që të zbatohet plani 7-pikësh i miratuar nga Qeveria e Serbisë – tha Arifi pas takimit.
Plani prej 7 pikash parasheh integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimin ekonomik të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, sigurinë e kësaj zone, të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimi i gjyqësorit, përmirësimi i të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe informimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
– Besojmë se Gjermania, si një nga shtetet më të forta në Evropë, përmes përfaqësuesit të saj në “Big Five” që do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, do të ndikojë në fillimin e zbatimit të marrëveshjeve tashmë të nënshkruara mes dy vendeve, me një theks të veçantë në njohjen e diplomave – tha Arifi.
Plani prej 7 pikash ishte edhe tema e takimit të fundit të drejtorit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq, me ambasadorin francez.
Vazhdimi i dialogut për planin, sipas Mitroviqit, është prioritet i Trupit Koordinues.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *