Shkruan. I. Jovanoviq
Bujanoc 25. tetor 2023. – Vetëm dhjetë ditë pas zjarrit të madh, sërish ka rënë zjarri në deponin e qytetit në Bujanoc. Banorët e fshatit Rakoc kanë dërguar fotografi dhe video, në të cilat shihet qartë se si del tymi toksik nga deponia dhe po u thonë autoriteteve se nëse nuk ndërmerren veprime urgjente, do të bllokojnë Komunën dhe hyrjen në deponi. Kryetari i bashkësisë lokale të Rakocit, Dejan Lubisavleviq, thotë se nga NP Komunalac i kanë thënë se cisterna është në teren dhe se zjarri do të shuhet gjatë ditës.
-Natyrisht që premtimi i kryetarit të komunës është vetëm “gëzimi i të marrëve”, andaj u bëj thirrje të gjithë banorëve të Rakocit dhe rrethinës që të dalin sa më shpejt dhe në numër sa më të madh dhe të mos largohen derisa të hiqet deponia prej andej. Nuk kemi më durim, kjo i ka tejkaluar të gjitha kufijt – thotë bashkëbiseduesi ynë nga Rakoci, i cili na ka dërguar incizimet dhe fotografitë.
Vetëm dhjetë ditë më parë, qytetarët e Bujanocit dhe rrethinave të tij ishin ngulfatur në tymin toksik nga deponia, prandaj edhe bashkësitë lokale (Rakoci, Bujanoci, Sërpska Kuqa, Llopardinca, Levosoja, Zhuzhelica dhe Lilanca), qytetarët e të cilëve pësuan pasojat më të mëdha nga zjarri i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryetarit të komunës dhe drejtorit të NP Komunalia për zgjidhjen urgjente të problemit të deponisë së qytetit.
Komuna e Bujanocit më pas ka urdhëruar NP “Komunalia” që të sigurojë deponinë komunale dhe ta mbrojë atë nga zjarri, si dhe të sigurojë një roje, gjegjësisht një roje për deponinë. Sipas banorëve, premtimi nuk është realizuar edhe sot e kësaj dite.
Banori i Rakocit me të cilin biseduam i ka porositur bashkëqytetarët se nëse nuk dalin tash e të rebelohen kundër kësaj fatkeqësie ekologjike, atëherë nuk ka kuptim të inatoseni dhe të ankoheni më, duhet të heshtni.
– Duhet të bllokojmë deponinë dhe hyrjen në Komunë, zgjidhje tjetër nuk ka. Nëse populli edhe tani nuk rebelohet, atëherë askush nuk duhet të ankohet më, sepse padyshim që nuk e shqetëson aroma e keqe dhe helmi me të cilin jemi të rrethuar – shton ky banor i Rakocit.
Kryetari i BL Rakoc thotë se NP Komunalia ka marrë urdhër nga Komuna që të reagojë menjëherë kur deponia të marrë flakë. “Mua m’u tha se cisterna është në teren”, tha ai sot për Bujanovaçke.
I pyetur nëse banorët e Rakocit janë vërtet të gatshëm të bllokojnë Komunën dhe deponinë, Lubisavleviq përgjigjet:
– Kur flasim për bllokadën, mendoj se duhet të ndërmerret një veprim më i gjerë, pra një shtrirje më e gjerë e pjesëmarrjes, sepse rrezikohen jo vetëm banorët e Rakocit, por edhe të gjithë ata që jetojnë në qytet dhe fshatrat përreth. Bujanoci si bashkësi lokale më e madhe duhet të jetë i pari që të reagojë dhe ne të tjerët ta përkrahim – thotë Lubisavleviq duke shtuar se duhet të presim dhe të shohim nëse deponia vërtet do të shuhet sot.
Biologia Lidija Stojkoviq shpjegoi për portalin tonë se sa i rrezikshëm është tymi nga deponia për shëndetin e qytetarëve
Nga drejtori i NP Komunalia Ruzhdi Halili nuk morëm përgjigje se pse nuk ka roje në deponi, pasi si çdo herë më parë nuk iu përgjigj thirrjeve tona.
Siç raportojnë lexuesit e portalit tonë, në të njëjtën kohë digjet një deponi e egër jo larg fshatit Zhuzhelicë.
DEPONIA SËRISH NËN ZJARR, QYTETARËT E INDINJUAR FTOJNË PËR BLLOKIM
Bujanovačke26. Oct 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostTË PREMTEN NË BUJANOC, PREZENTIMI I LIBRIT “SHQIPTARI IMAGJINAR”
Next PostDREJTORI I ÇERDHES VAZHDON TË LUFTOJ PËR BUJANOCIN, POR KËËT E BËNË NGA VRANJA