Shkruan. N. Stevanoviq
Bujanoc 25. tetor 2023. – Nënkryetari i Këshillit lokal të Partisë Përparimtare Serbe (PPS) në Bujanoc dhe drejtori i Kopshtit të Bujanocit, Millovan Aleksiq, nuk është më qytetar i Bujanocit, pasi së fundi është shpërngulur në Vranjë, kanë konfirmuar për portalin tonë nga disa burime. Largimi i drejtorëve dhe zyrtarëve të partisë përparimtare nga Bujanoci shtron pyetjen se çfarë mesazhi u dërgojnë qytetarëve, por nga Aleksiqi nuk morëm përgjigje.
– Nuk kam koment – kjo ishte e gjitha që Aleksiq kishte për të thënë në këtë temë.
E çfarë të thonë qytetarët kur edhe një drejtor largohet nga Bujanoci. Drejtori i cili është edhe zyrtar i PPS-së, parti që angazhohet për zhvillimin ekonomik dhe qëndrimin e qytetarëve në komunën e Bujanocit, nga e cila ka vite që po largohen.
Për shpërnguljen e Aleksiqit në Vranjë u spekulua gjatë dhe siç dihet, ai u bë vranjanas gjatë verës duke u zhvendosur në një shtëpi të sapondërtuar.
Aleksiqi u largua nga Bujanoci, por natyrisht jo nga zyra e tij.
Kështu, ai do të vazhdojë të luftojë për zhvillimin e Bujanocit – nga Vranja, për prosperitetin e bujanocit, shpërndarjen e barabartë të parave nga buxheti komunal, për të cilin partia e tij me aq zell lufton.
DREJTORI I ÇERDHES VAZHDON TË LUFTOJ PËR BUJANOCIN, POR KËËT E BËNË NGA VRANJA
Bujanovačke26. Oct 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
TAGsns
Previous PostDEPONIA SËRISH NËN ZJARR, QYTETARËT E INDINJUAR FTOJNË PËR BLLOKIM
Next PostAKTIVIZOHET APLIKACIONI “MË GJENI” PËR TË GJETUR FËMIJËT E ZHDUKUR, JA SE SI FUNKSIONON
Related articles
MITROVIQ: DO TË BISEDOJMË ME TË GJITHË, BUJANOCIT I DUHET QEVERISJE MULTIETNIKE
Bujanovačke24. Jun 2024.