VUÇIQI DHE KURTI SOT NË BRUKSEL, KAMBERI NUK PRET PËRPARIM NË DIALOG

Bujanoc 26. tetor 2023. (Foto nga arkivi) – Deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, tha se nuk pret që bisedimet e paralajmëruara për sot në Bruksel, mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të sjellin shumë përparim në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kamberi thotë se shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë sigurisht që do ta mirëpresin marrëveshjen mes dy palëve.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka shprehur shqetësimin e tij se nuk do të ketë përparim në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai theksoi se shqiptarët në jug të Serbisë do ta mirëpresin arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve, sepse, siç tha ai, mund të ndikojë në zvogëlimin e diskriminimit që qeveria në Beograd po ushtron aktualisht ndaj shqiptarëve në Serbisë.

Vuçiq dhe Kurti sot do të kenë takime të ndara në Bruksel me zyrtarët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe me të dërguarin special për dialogun Miroslav Lajçak dhe shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell.

Sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stan, BE-ja pret që Beogradi dhe Prishtina të riangazhohen menjëherë dhe pa kushte në dialog, të fillojnë punën për deeskalim dhe të kthehen menjëherë dhe pa kushte në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga dialogu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *