RAMADANI: BUJANOCI DO TË BINJAKËZOHET ME TIRANËN

Bujanoc 26. tetor 2023. Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani, ka takuar të mërkurën në Tiranë kryetaren e Këshillit të Qytetit të kryeqytetit shqiptar, Romina Kuko, ku është dakorduar për binjakëzimin e Komunës së Bujanocit dhe Tiranës.
“Ky është hapi i parë në fillimin e thellimit të marrëdhënieve me synimin për përmirësimin e kushteve në arsim, kulturë, sport dhe sfera të tjera të rëndësishme për qytetin tonë, përmes bashkëpunimit të ngushtë me Tiranën”, tha Ramadani.
Në vazhdim tha se Kryetaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës e ka informuar për problemet politike me të cilat përballen shqiptarët në jug të Serbisë, si pasivizimi i vendbanimit, mosnjohja e diplomave, mosintegrimi i shqiptarëve në organet shtetërore dhe diskriminimi sistematik.
Tirana si qendër rinore, qytet i sportit dhe kulturës do të avokojë për përmirësimin e pozitës së të rinjve të Luginës me programe të veçanta moderne dhe së shpejti do ta ndihmojë komunën e Bujanocit me projekte konkrete – shtoi ai.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *