VUÇIQ KONFIRMON: ZGJEDHJET MË 17 NËNTOR

Bujanoc 26. tetor 2023. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor. Siç shtoi ai, bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare, krahinore dhe lokale.
– Do t’i shpall javën e ardhshme. E kam fjalën për zgjedhjet parlamentare për të cilat kam mandatin e shpalljes. Në propozimin e arsyetuar të qeverisë dhe mënyrën se si ecën procedura kushtetuese në përputhje me ligjin për Presidentin e Republikës – tha Vuçiq për RTS.

Ai shtoi se para kësaj, kryetari i Kuvendit Popullor do t’i shpallë zgjedhjet lokale në pak më shumë se 60 komuna në territorin e Serbisë, e më pas do t’i shpallë edhe zgjedhje krahinore. Të gjitha do të zhvillohen më 17 dhjetor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *