Bujanoc 28. tetor 2023. Dega e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc ka kërkuar nga partnerët në pushtetin komunal ta respektojnë në plotëni marrëveshjen e koalicionit. PVD-ë ka reaguar pas një tjetër konflikti për shkak të punësimeve në komunë, mes kryetarit të komunës Nagip Arifi – kryetar i Partisë Demokratike (PD) dhe zëvendësit të tij Shqiprim Musliu – nga Lëvizja për Progres Demokratik (LPD).
Nga PVD –ë, e cila në Bujanoc udhëhiqet nga Ragmi Mustafi, thonë se janë seriozisht të shqetësuar për ndërmarrjen e veprimeve që janë në kundërshtim me marrëveshjen për qeverisje të përbashkët.
“Ne e konsiderojmë të papranueshme çdo procedurë për joshjen dhe frikësimin e anëtarëve të partive partnere në qeverisjen e përbashkët, për hir të përfitimit aktual të subjektit që drejton komunën”, thuhet në PVD.
Siç thuhet në njoftim, PVD-ë i kërkon subjektit që kryeson koalicionin qeveritar të marrë masa për krijimin e kushteve për koordinim mes partive politike dhe për të kontribuar në ruajtjen e shumicës shqiptare.
Početna FILLIMI PVD ME RASTIN E MOSPAJTIMEVE ARIFI – MUSLIU: TË RUHET QEVERISJA SHQIPTARE NË BUJANOC
PVD ME RASTIN E MOSPAJTIMEVE ARIFI – MUSLIU: TË RUHET QEVERISJA SHQIPTARE NË BUJANOC
Bujanovačke28. Oct 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostTHIRRJE PËR TRAJNIM NË PUNËN E NJËSIVE ZJARRFIKËSE DHE PËR SHPËTIM
Next PostFILLON LLOGARITJA DIMËRORE E KOHËS