DALIN UJRAT E ZEZA NË RRUGËN ALEKSANDËR STANKOVIQ, KOMPETENTËT THONË SE KAMIONI ËSHTË PRISHUR

Bujanoc 30. tetor 2023. Banorët e rrugës Aleksandar Stankoviq ankohen se asnjë nga autoritetet nuk reagon për rrjedhjen e ujërave të zeza para shtëpive të tyre.
Siç thonë përmes aplikacionit tonë në Lajmëro Bujanovaçke, ka kaluar më shumë se një javë që kur e kanë raportuar problemin.
“Ka më shumë se një javë prej se ujërat e zeza derdhen në sipërfaqe, që nga e shtuna e kaluar jemi ankuar disa herë, është njoftuar edhe inspeksioni komunal. Mirëpo askush nga Komunalia nuk po përgjigjet, thonë kamioni është i prishur”, raportojnë lexuesit.
Ata pyesin se a është e mundur që kamioni të jetë një justifikim dhe nga ana tjetër paguajnë rregullisht shërbimet komunale.
“A do të ishte faji i kamionit nëse ujërat e zeza do të dilnin para shtëpive të tyre?”, pyesin lexuesit.
Bujanovaçke në emër të qytetarëve apelon te Komunalia që ta zgjidhë këtë problem. Të njëjtin problem portalit tonë ia kanë paraqitur edhe banorët e Lagjes së Re.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *