HAPET THIRRJA PUBLIKE PËR QYTETARËT, PËR REHABILITIMIN ENERGJETIKË BUJANOCASIT DO T’I KENË NË DISPOZICION 13.3 MILIONË DINARË

Bujanoc 31. tetor 2023. Komuna e Bujanocit ka hapur thirrje publike për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në programin e rehabilitimit energjetik të shtëpive dhe banesave familjare duke subvencionuar ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e izolimit, kaldajave, kolektorëve diellorë dhe pajisjeve tjera.

13,3 milionë dinarë do të jenë në dispozicion të banorëve të Bujanocit për rehabilitim, gjegjësisht përmirësim të efiçiencës energjetike.

Ministria e Energjisë ka siguruar 9.3 milionë dinarë, ndërsa Komuna 4 milionë dinarë shtesë.
Qytetarët mund të aplikojnë për bashkëfinancimin e gjithsej dhjetë masave. Të gjitha detajet dhe kushtet mund t’i shihni KËTU.
Thirrja publike është e hapur, siç thuhet, deri në shpenzimin e mjeteve ose më së voni deri më 31 dhjetor të këtij viti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *