Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7. nëntor 2023. – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (Kksh), selia e të cilit është në Bujanoc, do të hapë zyrë edhe në Novi Pazar, është vendosur sot në seancën e Këshillit.
Hapja e zyrës përfaqësuese në Novi Pazar u përkrah nga 8 nga gjithsej 15 anëtarë të Këshillit.
Sipas kryetarit të KKSH-së, Nevzad Lutfiu, kjo do ta afrojë Këshillin me çdo shqiptar në Serbi.
Të dhënat zyrtare nga regjistrimi i fundit tregojnë se në Novi Pazar jetojnë 200 shqiptarë (0.19 për qind).
KKSH tashmë ka zyra edhe në Preshevë dhe Medvegjë.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…