KURTI KËRKON PREJ LIDERËVE SHQIPTARË LISTË TË PËRBASHKËT PËR ZGJEDHJET NË SERBI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7. nëntor 2023. (Foto nga arkivi) – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ftoi liderët politikë të shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë në një takim në Prishtinë për t’i bindur që më 17 dhjetor të marrin pjesë me një listë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi.
Kjo është përpjekja e Kurtit për t’i bindur shqiptarët e këtushëm që të bashkohen në një listë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara kur dolën të ndarë në dy kolona dhe fituan vetëm një mandat parlamentar.
Takimi është caktuar për sonte.
Pas një ndërhyrjeje të ngjashme, por nga Tirana zyrtare, partitë shqiptare u bashkuan për zgjedhjet e vitit 2020. Megjithatë, përpjekja e Kurtit për të arritur të njëjtën gjë vitin e kaluar ishte e pasuksesshme.
Sipas informacioneve jozyrtare të marra nga Folonline, palët aktualisht janë duke negociuar me njëra-tjetrën në dy blloqe – në njërën anë është Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit dhe nga ana tjetër kundërshtari i tyre Alternativa për Ndryshim. Për shkak të konfliktit mes këtyre dy partive, nuk pati bashkim për zgjedhjet e fundit.
Megjithatë, PVD-ja tani thuhet se është në kërkim të koalicionit parazgjedhor dhe po negocion vetëm me Lëvizjen për Progres Demokratik (LPD) të Shqiprim Musliut, ndërsa partneri nga zgjedhjet e fundit, Partia Demokratike e Nagip Arifit është në lidhje me Alternativën dhe Lëvizjen për Reforma.
Si Alternativa ashtu edhe PVD kanë bërë thirrje për bashkim ditët e fundit, por nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *