PARKU I BUJANOCIT SKENË PËR FILMA HORROR, KRYESHEFJA AZEMOVIQ PARALAJMËRON REKONSTRUIMIN E TIJ

Bujanoc, 7. nëntor 2023. – Në vend të një oaze për relaksim, parku i qytetit në Bujanoc, si çdo gjë tjetër në këtë qytet, të kujton më shumë një deponi të braktisur mbeturinash të tejmbushur me “barishte të minuar”, me mbeturina të shpërndara gjithandej nga kontejnerët përreth, tufa me qentë e braktisur, mobilje të shkatërruara ku të krijohet përshtypja se rreziku fshihet në çdo cep. Me një fjalë, parku i Bujanocit është një mjedis ideal për një film horror.
Nëse i besohet fjalës së kryeshefes së Drejtoratit për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, parku i Bujanocit së shpejti do të ndryshojë pamjen e tij dhe do t’i rikthehet dedikimit të paraparë.
Përkatësisht, siç na tha kryeshefja e Drejtoratit, projekti i rregullimit dhe gjelbërimit të parkut të qytetit në Bujanoc ka përfunduar dhe këtë javë do të vijojë prokurimi publik- pohoi ajo.
Kujtojmë se për rregullimin e parkut të qytetit dhe gjelbërimin e qytetit, Bujanoci ka marrë 2.5 milionë dinarë nga Ministria e Mjedisit, me të cilën është nënshkruar kontrata në muajin mars, për të cilën Bujanovaçke ka shkruar më parë.
Siç u tha asokohe, komuna konkurroi me projektin e rregullimit të parkut dhe gjelbërimit në qytet, për të cilin përveç parave të ministrisë, nga buxheti do të investohen gati 630 mijë dinarë.
Komuna njoftoi se projekti do të realizohet deri në fund të vitit.
Bujanoci ishte në mesin e 53 komunave në Serbi që morën para nga ministria në një konkurs të shpallur më 30 janar të këtij viti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *