BRUKSELI I KËRKON SERBISË INTEGRIM MË TË MIRË TË SHQIPTARËVE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10. nëntor 2023. Në Raportin vjetor për progresin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian përmenden edhe shqiptarët në jug të Serbisë. Bëhet me dije se plani i veprimit për nxitjen e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, i hartuar në bazë të Planit 7-pikësh, është gati, por ende nuk është miratuar.

“Pavarësisht detyrimit ligjor për të marrë parasysh strukturën etnike të popullsisë, pakicat kombëtare mbeten të nënpërfaqësuara në administratën publike”, thuhet në raport.

Kujtojmë se pas një sërë takimesh mes përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe liderëve politikë të shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë vitin e kaluar, është arritur dakordim për Planin e veprimit për punësimin e pjesëtarëve të këtij minoriteti.

Në raport, Komisioni Evropian merret me “pasivizimin e vendbanimit” të shqiptarëve, duke theksuar nevojën që autoritetet t’i shpjegojnë më mirë publikut se si kryhen kontrollet dhe nëse në këtë çështje është targetuar veçmas jugu i Serbisë ku jetojnë shqiptarët.

Është vlerësuar pozitivisht progresi në sigurimin e teksteve shkollore në gjuhët e pakicave, me përfundimin se është e nevojshme të punohet më tej në këtë fushë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *