Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 8. nëntor 2023. – Lideri i Lëvizjes popullore të Serbisë (LPS) për komunën e Bujanocit, Sasha Arsiq, nuk është në listën zgjedhore të koalicionit të madh të partive opozitare “Serbia kundër dhunës” për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit.
– U thashë të mos më fusin në listën e kandidatëve për deputetë nëse nuk mund të jem në pozitë të përkohshme për të hyrë në parlament – tha Arsiq për Bujanovaçke, lidhur me mungesën e tij në listën zgjedhore.
Në mesin e tetorit, para formimit të koalicionit, ai i tha Bujanovaçkes se pret të jetë në listë dhe se bartës i saj do të jetë kryetari i partisë së tij, Mirosllav Aleksiq.
Pritjet e tij u realizuan pjesërisht – Alleksiq është një nga bartësit e listës, por Arsiq nuk do të jetë kandidat për deputet. Aktualisht Bujanoci mbetet me dy kandidatë, njëri në listën e Partisë Radikale Serbe dhe tjetri nga Koalicioni i “Nada” (Shpresa).
Koalicioni “Serbia kundër dhunës”, i cili përbëhet nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë e Dragan Gjillas, Lëvizja popullore e Serbisë e Aleksiqit, Fronti i Gjelbër-Majtas (FGJM) / Mos ta ngulfasim Beogradin, Srce, Kryengritja Ekologjike, Partia Demokratike, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë dhe partia Zajedno, sot dorëzuar i kanë dorëzuar Komisionit republikan zgjedhor (KRZ) nënshkrimet e qytetarëve dhe listën zgjedhore.
Pesë kandidatë për deputetë vijnë nga rrethi i Pçinit – tre nga Vranja dhe nga një nga Vladiçin Hani e Surdulica.
Bilana Gjorgjeviq (FGJM), nga Bujanci, e cila jeton dhe punon në Beograd, pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit me siguri do të marrë mandatin e dytë radhazi për deputete, sepse është në vendin e lartë të 11-të në listë.
Krahas Aleksiqit, bartëse e listës Serbia kundër dhunës është Marinika Tepiq (SSP), ndërsa i pari në listë është Radomir Lazoviq nga Fronti i Gjelbër-Majtas. Aleksiç është në vendin e dytë, Gjiilas në të tretin, Tepiq në të gjashtin dhe Zdravko Ponosh në të dhjetin.
Početna FILLIMI JOZYRTARISHTË: SASHA ARSIQ NUK DO TË JETË NË LISTËN OPOZITARE “SERBIA KUNDËR DHUNËS”
JOZYRTARISHTË: SASHA ARSIQ NUK DO TË JETË NË LISTËN OPOZITARE “SERBIA KUNDËR DHUNËS”
Bujanovačke10. Nov 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostPËR SHKAK TË PUNIMEVE, I TËRË BUJANOCI TË DIELËN PA RRYMË
Next PostKURTI KËRKON PREJ LIDERËVE SHQIPTARË LISTË TË PËRBASHKËT PËR ZGJEDHJET NË SERBI