Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 9. nëntor 2023. – Përgjigja e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi ndaj krizës më të madhe të pushtetit lokal është kandidimi i tij për deputet në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Kandidaturën e Arifit për deputet e ka mbështetur mbrëmë Partia e tij Demokratike (PD), e cila kërkon edhe një listë të vetme të të gjitha partive shqiptare për zgjedhjet e ardhshme.
“Në rast të ndonjë skenari tjetër, nëse nuk ka bashkim të plotë të faktorit politik shqiptar në Luginë, Partia Demokratike do të kërkojë që kandidati nga radhët e saj të jetë bartës i listës”, kanë thënë nga partia e Arifit.
Arifi para tri ditësh e ka njoftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se avokon për bashkimin e të gjitha partive dhe një listë të përbashkët zgjedhore, si dhe se do të kandidojë për deputet.
“Falënderojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që ka avokuar për bashkimin e partive politike shqiptare në një listë ndërsa PD-ja do t’u përgjigjet edhe të gjitha nismave të tjera që kanë për qëllim arritjen e bashkimit të partive shqiptare – thonë nga partia e Arifit.
Pasi që të mërkurën, anëtarët e Këshillit Komunal nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit dhe nga Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut, bojkotuan seancën e këshillit, Arifi tha se po përballet me shantazhe që nuk do të kalojnë në çështje e zgjedhjeve parlamentare. Ai ka theksuar se pushteti komunal duhet të funksionojë dhe këtë e përsërit edhe partia e tij.
-Çdo përpjekje për të minuar pushtetin komunal dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KSHK) rrezikon futjen e një organi të përkohshëm në vetëqeverisjen lokale në Bujanoc, për herë të parë pas më shumë se 20 viteve të qeverisjes, e cila rrjedhimisht do të ndikojë edhe në kryesinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve – ishte ky një paralajmërim nga PD për partnerët e koalicionit .
Në fund, partia e Arifit apeloi që të gjithë të zvogëlojnë egon për hir të interesave më të mëdha kombëtare dhe “të tejkalohet ky ngërç politik, i cili ndikon në funksionimin e pushtetit lokal në Bujanoc dhe KKSH-ë”.
Para Arifit kandidaturën për deputet ka shpallur edhe Shaip Kamberi.
Edhe Alternativa për Ndryshim ka kandidatin e saj – Visar Memeti.
Në mënyrë deklarative, të gjitha partitë angazhohen që në zgjedhjet parlamentare të dalin me një listë të përbashkët. Të njëjtën gjë kërkon edhe kryeministri i Kosovës Kurti – por ende nuk ka marrëveshje. Afati për paraqitjen e listës zgjedhore skadon më 26 nëntor.
KUNDËRPËRGJIGJET NAGIP ARIFI, E PARAQET KANDIDATURËN PËR DEPUTET
Bujanovačke10. Nov 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostPËR PAGESËN E BORXHEVE TË VJETRA DHE VENDIMET E GJYKATAVE, PËR KOMUNËN E BUJANOCIT 15 MILIONË DINARË NGA REZERVAT BUXHETORE REPUBLIKANE
Next PostPËR SHKAK TË PUNIMEVE, I TËRË BUJANOCI TË DIELËN PA RRYMË