Bujanoc, 13. nëntor 2023. Rreth tridhjetë qytetarë kanë ardhur në ekzaminimet e përgjithshme parandaluese, të cilat janë kryer në fundjavën e kaluar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc. Disa pacientë janë referuar për diagnostifikim të mëtutjeshëm dhe u janë prezantuar problemet e mundshme, gjë që tregon se rëndësia e parandalimit është e madhe dhe se “më mirë të parandalohet se sa të trajtohet” – thotë për Bujanovaçke drejtoresha e Shëtpisë së shëndetit Dr. Daliborka Pavloviq.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në Shtëpinë e shëndetit të Bujanocit organizohen ekzaminime parandaluese falas.
Gjatë muajit të kaluar, bashkëqytetarët tanë patën mundësinë të bëjnë ekzaminime parandaluese ekografike të gjirit, PSA, ekzaminime ekografike të gjëndrës tiroide, si dhe të kontrollojnë hormonet e gjëndrës tiroide. Gjithashtu, janë bërë ekzaminime internenistike parandaluese dhe është marrë material për kontrollin e sheqerit dhe lipideve – kolesterolit dhe triglicerideve.
Përgjigja e qytetarëve të Bujanocit është më se e kënaqshme, pasi në disa ekzaminime janë përgjigjur mbi 300 bashkëqytetarë tanë.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…