Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15. nëntor 2023. Shumica shqiptare në Kuvendin e Bujanocit sot ka votuar pro ndryshimit të emrit të Shkollës Fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç. Kryetari i Kuvendit Enver Ramadani tha se askush nuk e konteston madhështinë e poetes serbe, por se nuk ka logjikë që një shkollë ku nuk ka më nxënës serbë të mbajë ende emrin e saj.
Sipas propozimit që u miratua, shkolla në Bilaç duhet të mbajë emrin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.
– Emri i ri nuk është provokim. Nuk ka tendencë për të rritur tensionet me këtë propozim. Besojmë se synimi i shkollës dhe i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve i arsyeshëm – tha Ramadani.
Këshilltarët serbë ishin kundër ndryshimit të emrit të shkollës dhe kërkuan tërheqjen e kësaj pike nga rendi i ditës.
Pasi u refuzuan ky dhe propozimet e tjera të tyre, ata u larguan nga seanca.
Vendimin përfundimtar për ndryshimin e emrit të shkollës e merr Ministria e Arsimit ndërsa Ramadani ka thënë se ka mundësi që përgjigja të jetë negative.
– Do të shohim cili do të jetë arsyetimi i tyre – shtoi ai.
Početna FILLIMI SHUMICA SHQIPTARE VOTOI NDRYSHIMIN E EMRIT TË SHKOLLËS NË BILAÇ, VENDIMI PËRFUNDIMTAR MERRET NGA MINISTRIA E ARSIMIT
SHUMICA SHQIPTARE VOTOI NDRYSHIMIN E EMRIT TË SHKOLLËS NË BILAÇ, VENDIMI PËRFUNDIMTAR MERRET NGA MINISTRIA E ARSIMIT
Bujanovačke15. Nov 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostMINISTRI VESIQ NË BUJANOC PREMTON ZGJIDHJEN E PROBLEMIT ME DEPONINË, KANALIZIMIN, HEKURUDHËN E SHPEJTË
Next Post75 VJETORI I BIBLIOTEKËS NË BUJNOAC (FOTO)