NË KOMUNËN E BUJANOCIT JANË 6.200 TË PAPUNË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 20. nëntor 2023. Nga gjithsej 41.068 banorë të komunës së Bujanocit, 7.275 janë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar.
Kategoria e popullsisë ekonomikisht aktive përfshin 13.485 banorë të komunës së Bujanocit (32.8 për qind) – 7.275 kanë punë, ndërsa 6.210 janë të papunë, gjegjësisht 15 për qind nga popullsia e përgjithshme.
Bujanovaçke më herët shkruanin se në evidencën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Bujanoc janë 3513 persona të papunë.
Sipas Entit të Statistikave të Republikës (ERS), fuqia punëtore ekonomikisht aktive përbëhet nga të punësuarit dhe të papunët, ndërsa popullsia ekonomikisht joaktive përfshin fëmijët nën 15 vjeç, studentët dhe nxënësit e moshës 15 vjeç e lart, pensionistët, personat me të ardhura nga prona apo investimet , ata që prodhojnë mallra për nevojat e familjes së tyre, si dhe amviset, d.m.th personat që kryejnë punë të papaguara të shtëpisë në shtëpinë e tyre.
Në mesin e të papunëve janë 3506 meshkuj dhe 2704 femra.
Numri më i madh i të papunëve – 2,447, janë të moshës nga 30 deri në 49 vjeç.
Sipas të dhënave nga regjistrimi, në komunën e Bujanocit janë 5000 pensionistë, gjegjësisht 1000 më shumë se të dhënat zyrtare të Fondit PIO.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *