TONÇEV: UNË JAM TONÇEVI PARA SE BOSKE TË BËHEJ SEKRETARI SHTETËROR STEVANOVIQ

Bujanoc, Bosilegrad 21. nëntor 2023. Novica Tonçev nga Surdulica- Ministër për zhvillimin e komunave të pazhvilluara, iu përgjigj ashpër kritikave të progresistit Dragan Stevanoviq Boske. “Dragan Stevanoviq tha një sërë të pavërteta për mua (në një paraqitje në Radio Televizionin Vranje, v.r.), të gjitha me qëllim të promovimit personal”, tha sot Tonçev.
“Stevanoviq të mos ma përmend emrin, sepse emri Novica Tonçev, inxhinier i ndërtimit dhe pronar i firmës Tonçev, ishte i njohur edhe para se të bëhesha ministër. Ndërsa, ai u dëgjua vetëm kur doli afera se bleu një diplomë dhe u bë zyrtar i lartë shtetëror. Stevanoviq ka të drejtë të më urrejë dhe të thotë të pavërteta, mirëpo me këtë diploma dhe shkollimi i tij nuk do të verifikohen ndërsa unë nuk do të trembem dhe nuk do të heshtem”, ka thënë Tonçev në një deklaratë me shkrim, transmeton Vranje news.
Ai shtoi se “nuk është mirë” që Stevanoviq ta emërojë atë si gjoja “përgjegjës për sigurimin e informacionit për mediat e Gjilasit dhe Sholakut”.
“Madje ai shëmtueshëm ka shtuar se këtë po e bën koalicioni kundër Aleksandër Vuçiqit. Unë po i them Stevanoviqit se Partia Socialiste e Serbisë (PSS), nënkryetar i së cilës jam, është një partner i besueshëm dhe nuk ka nevojë që gabimet e tij për të cilat po flas t’i vendos publikisht në kontekstin e konfliktit mes partive në të cilat jemi anëtarë”, përfundon Tonçev në deklaratën e tij.
Stevanoviq, mysafir në programin parazgjedhor të Radio Televizionit Vranje (RTV), e ka shënuar si frymëzues të fushatës negative në rrjetet sociale, kundër SNS dhe listës zgjedhore Serbia nuk duhet të ndalet.
“Dhe këto tekste, njoftime dhe mundësia për të sulmuar nga televizioni N1, hajde edhe unë personalisht, edhe pse them se jam krejtësisht i parëndësishëm në këtë histori, por për të sulmuar Aleksandër Vuçiqin, listën Serbia nuk duhet të ndalet, se është ajo që po bëjnë njerëzit që janë ulur në Qeveri, që deklarohen si partnerë tanë të koalicionit dhe në organizimin e një njeriu nga Surdulica që tani është ministër në mandatin e tij të dytë. Ai do të thotë për ne njësoj si Gjillas dhe Sholak, vetëm edhe shumë më keq”, tha Stevanoviq në një paraqitje në RTV disa ditë më parë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *