Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 21. nëntor 2023. Edhe pas shpalljes së listës së 11-të zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit, Bujanoci mbetet me vetëm dy kandidatë për deputetë, të cilët nuk kanë asnjë shans për të fituar një mandat të tillë. Pa llogaritur listat e partive shqiptare, në zgjedhjet e vitit të kaluar, pesë kandidatë nga Bujanoci aplikuan për hyrje në parlament. Bujanoci me siguri në Kuvend do të përfaqësohet vetëm nga shqiptarët, me kusht që deri më 26 nëntor të mbledhin nënshkrimet e nevojshme.
Në listën e Partisë Popullore të Vuk Jeremiqit, e konfirmuar të hënën nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ), jo vetëm që nuk ka kandidat nga Bujanoci, porse i gjithë qarku i Pçinjës përfaqësohet vetëm me një kandidat, nga Vranja, i ranguar në vendin e 51.
Surpriza më e madhe deri më tani është humbja e një vendi në listën zgjedhore të PPS-së (SNS), dhe siç ka shpjeguar më herët kandidati i rregullt progresiv për deputet nga komuna e Bujanocit Nenad Mitroviq, është koha që edhe komunat tjera të kenë deputet pas 9 viteve të tij në parlament.
Në listën e koalicionit të madh opozitar “Serbia kundër dhunës” nuk figuron asnjë Bujanocas, për dallim nga viti i kaluar kur në mesin e kandidatëve për deputet ishte edhe Sasha Arsiq.
Edhe “Zavetnici” hoqën dorë nga kandidati bujanocas, ndësa ngjajshëm veproi edhe Partia e drejtësisë dhe pajtimit e Usama Zukorliqit.
Siç kemi shkruar më herët, nderin e Bujanocit e mbrojnë radikalja Gordana Tasiq dhe Sllavolub Ristiq nga Lilanca në listën e Koalicionit “Nada”.
Biljana Gjorgjeviq, gruaja nga Bujanoci që jeton dhe punon në Beograd, e cila është në vendin e 11-të në listën e “Serbia kundër dhunës”, me siguri do ta marrë mandatin e dytë parlamentar, por kjo nuk është gjë e mirë për bujanocasit ngase as përfshirja e Gjorgjeviqit në parlamentin republikan nnuk mjaftoi që Buajnoci të përmendej deri më tani.
Komuna, megjithatë, nuk do të mbetet vetëm me dy kandidatë për deputetë, por duhet të presim listën apo listat e partive shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva.
Përndryshe, pesë ditë para përfundimit të afatit për paraqitjen e listave zgjedhore, ende nuk ka asnjë rezultat, pra epilog të negociatave dhe kushtëzimit të ndërsjellë të politikanëve shqiptarë për një paraqitje të unifikuar në këto zgjedhje.
ZGJEDHJET: KUVENDI I SERBISË ME VITE DRITE LARGË BUJANOCIT
Bujanovačke21. Nov 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostTONÇEV: UNË JAM TONÇEVI PARA SE BOSKE TË BËHEJ SEKRETARI SHTETËROR STEVANOVIQ
Next PostKOMUNALIA: BUJANOCASIT TË MËRKURËN PA UJ