EKSPOZITA NË BUJANOC E ARTISTËVE SHQIPTARË NGA RAJONI

Bujanoc,22. nëntor 2023. (Foto nga arkivi) – Nesër në Bujanoc do të mbahet ekspozitë me vepra të artistëve të ndryshëm shqiptarë. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) shpall ekspozitën e quajtur “Ngjyrat e Nëntorit” si ekspozitë kombëtare.
“Këshilli Kombëtar Shqiptar ju fton në ekspozitën kombëtare “Ngjyrat e nëntorit” në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc më 23 nëntor në ora 18:00. Artistë nga e gjithë Shqipëria do të ekspozojnë punimet e tyre në Bujanoc”, bëjnë të ditur nga KKSH.
Këta janë artistë nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.
Ekspozita praktikisht është një prelud i shënimit të festës kombëtare të shqiptarëve – Ditës së Flamurit (28 Nëntor).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *