Bujanoc,23. nëntor 2023. Deponitë e egra përgjatë rrugës Tërnoc – Breznicë dhe grumbulli i mbeturinave në argjinaturat afër Bujanocit, por edhe në lokacione të ndryshme, dëshmojnë sërish se gjendja katastrofike e mjedisit në komunë po përkeqësohet dita ditës. Kreu i inspeksionit komunal, Metin Ramizi, thotë se inspektorët komunal kanë evidentuar të gjitha deponitë në territorin e komunës së Bujanocit dhe se lista i është dorëzuar Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim, i cili duhet të marrë masa të mëtutjeshme.
Mirëpo, më herët, portalit tonë në Komunë i është thënë se 1.5 milionë dinarë të dedikuar për largimin e deponive ilegale tashmë janë shpenzuar në pastrimin e disa lokacioneve në qytet dhe fshatra.
– Inspeksioni ka regjistruar të gjitha deponitë në territorin e Bujanocit dhe kjo është e vetmja gjë që mund të bëjë inspeksioni komunal. Ne bëjmë një listë dhe e dorëzojmë në Drejtoratin e Investimeve dhe Zhvillimit, i cili merr masa të mëtejshme – thotë Ramizi.
Krahas skenave katastrofike nga rruga Tërnoc – Breznicë që shihen në videon që e kemi publikuar, redaksia jonë ka marrë edhe foto të argjinaturave pranë fabrikës Simpo, të cilat sipas lexuesve tanë nuk janë përdorur asnjëherë për hedhjen e mbeturinave dhe habiten që gjetën mbeturina edhe këtu.
– Nëse kemi informacion për një person fizik apo juridik që hedh mbeturina, mund të fillojmë një procedurë, por në 99,9 për qind të rasteve nuk i gjejmë personat që e bëjnë këtë, kështu që nëse dikush ka informacion konkret se kush e bën atë, ai duhet të na raportojnë, që ne të veprojmë – shpjegon Ramizi.
Portali ynë ka shkruar shumë herë për deponitë ilegale në territorin e komunës së Bujanocit, duke kërkuar reagim nga autoritetet.
Previous PostNESËR NË BUJANOC, AKSIONI I DHRUESVE VULLNETARE TË GJAKUT
Next PostDARIJA E VOGËL NGA BUJANOCI KA NEVOJË PËR NDIHMËN E GJITHË NEVE, PËR VAZHDIMIN E SHËRIMIT MUNGOJNË EDHE 5 MILIONË DINARË
Related articles
QEVERIA E KOSOVËS DËRGON NJË MILION EURO NË BUJANOC, MUSTAFI: NDIHMË VËLLEZËRVE
Bujanovačke25. Dec 2024.